Ballina Aktualitet U shkarkua nga detyra, shpërthen në lot prokurorja e Shkodrës: Me shku...

U shkarkua nga detyra, shpërthen në lot prokurorja e Shkodrës: Me shku tek Zoti, jam e pakorruptuar

Pas vendimit të marrë nga KPK për shkarkimin e saj nga detyra pasi nuk e kaloi vettingun, ka ardhur reagimi i prokurores së Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Në një deklaratë për mediat, e prekur dhe e irrituar nga vendimi, prokurorja mohoi akuzat se nuk ka deklaruar dhe fshehur pasurinë.

Mes të tjerash ajo tha se kurrë në këto vite karrierë nuk e ka shkelur ligjin dhe se ishte figurë e paststër që kishte punuar me përkushtim.

Gjithashtu ajo tha nuk dispononte llogari bankare dhe se kishte punuar me ndershmëri, dhe pse i kishin vënë edhe tritol në banesë.

Prokurorja u prek shumë në fund të prononcimit të saj për mediat, madje edhe qau.

INTERVISTA ME GAZETARET

Keni thënë se kam besim tek ky proces?
Kam se jam nga ata që më vinte turp që të thosha ku punoj, doja të dija se me kë punoja. ILDKPI, më kanë nxjerr gjithmonë korrekte me ato që kam pasur. Duhet marrë parasysh se kam filluar vetëm në 2003 për të deklaruar pasurinë. Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha. Gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen. Shpinë e bashkëshorti, tokën e bashkëshortit. Ku i çova këto lekë?! Që të 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 hektarët e tokës së burrit pse nuk i shihni?!

Ju po thoni që jeni e pa korruptuar?
Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Jam e pa korruptuar, edhe 1000 vite të tjera. Nuk e njoh korrupsionin. Më gjeni një dosje që kam shkelur dhe …

LEXO EDHE:  Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave/ Pas Berishës reagon dhe Topalli: Një lajm i zi, krimi dhe droga...

Do e apeloni këtë vendim?
Do e apeloj këtë vendim. Duhet të merret edhe pastërtia e figurës dhe ana profesionale parasysh. Se kam shkelur kurrë ligjin. Shkoj çdo ditë nga Tirana në Shkodër. Po ashtu rrija në Tiranë si gjithë të tjerët.

A do të shkoni sot në punë në Shkodër?
Si të shkoj unë në punë sot? Jam shkarkuar. Se kam shkelur kurrë në jetën time detyrën. Jam e pastër. Kam pasur vetëm në 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurorja Ina Rama. Ça të them unë?! I jam përkushtuar detyrës. Duke lënë mënjanë fëmijët e mi.

Zonja prokurore, në disa raste thatë se u është rrezikuar jeta?
Më kanë vënë tritol në shtëpi dhe në makinë në vitin 2002, prandaj ika nga shtëpia se u trembën fëmijët, nuk jetohej më aty. Është dosja nuk ma ka gjetur as shteti. S’më ka mbrojtur njeri. Këta thonë; ‘që ke furositradë’. Po me ça të shkoj në Shkodër? Me Golf 2-sh do shkoj? Të më hedhin në kanal.

Keni thënë se ju është rrezikuar jeta…
Më është rrezikuar jeta. Në 2002 më kanë vënë tritol te makina. Kam ikur nga ajo shtëpi ku ndodhi ngjarja se më është trembur djali. Është dosja në prokurori, ende nuk është gjetur autori. Pse shkoj në punë me Fuoristradë, me ca të shkoj, të më hedhin në kanal. Më kanë goditur dy herë në makinë. Kemi kaq vite që punojmë dhe nuk kemi një llogari bankare burrë e grua.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook





LEXO EDHE:  Kthehet sërish taksa për bizneset e vogla, çfarë po planifikon qeveria për vitin 2018