Ballina Kryesore “Ua shk****fsha pasuritë o ndyrësira”, gazetari shpërthen kundër gjyqtarëve, u publikon emrat...

“Ua shk****fsha pasuritë o ndyrësira”, gazetari shpërthen kundër gjyqtarëve, u publikon emrat dhe…

Gazetari transgresiv, Bledi Mane, ka shpërthyer në kuptimin e plotë të fjalës kundër 5 gjyqtarëve, të cilëve u përmend emrat dhe pasuritë, pasi kanë kaluar në sitën e vettigunt.

Ai i cilëson gjyqtarët si mëkatarë që kanë vjedhur drejtësinë duke bërë pazare me kriminelët.

Nga Bledi Mane
UA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA!
Klithmë lebetitëse për drejtësinë shqiptare-
Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.

Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :

1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.

2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.

3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.

4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhr 2 automjete.

5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete…

Deri tani janë skanuar vetëm 5, vetëm 5 dallaveraxhinj. Vetëm këta të pestë kanë të akumuluara 1 miliardë e 950 milionë lekë si dhe 14 apartamente dhe 12 makina…Imagjinoni kur të kalojnë në vetting 680 gjykatës e prokurorë???

Pasuri të frikshme, frikë rënqethëse!

Donald Lu, ku je mor burrë të vi të të puth në ballë!!!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook





LEXO EDHE:  Berisha denoncon sërish: Kur mbush xhepat e Lal Plehut si’ duhet leje