Ballina Kryesore Uji ka dhe anë negative. A e dinit

Uji ka dhe anë negative. A e dinit

Uji është përbërësi më i rëndësishëm në organizmin tonë. Është e ditur se meshkujt duhet të pinë mesatarisht deri në 3 litra ujë në ditë, ndërsa femrat deri në 2 litra ujë.

Kjo ndihmon në hidratimin e trupit por dhe në krijimin e reaksioneve kimike të cilat janë aq të nevojshme për qelizat në trupat tanë. Jo më kot filozofët grek e kanë konsideruar ujin si fillim i çdo fillese jetësore. 

Por a e dinit se uji ka dhe anë negative?

1-85% e sëmundjeve në botë përçohen nëpërmjet ujit pasi bakteret e kanë më të lehtë qëndrimin. 

2- Uji i tepërt krijon probleme me stomakun dhe rëndesën e tij. 

3- Në disa organizma, uji përbën rreth 99% të masës trupore ndërsa tek qenia njerëzore rreth 70% në varësi të moshës. 

4- Në qoftë se nuk pini mjaft ujë, trupi do ta përthithë atë nga lëkura dhe si pasojë ajo do të plaket më shpejt. Mos e neglizhoni…

5- Uji natyral,për shkak të përmbajtjes : karbonat kalçiumi (Ca(HCO3)2), klorid kalçiumi dhe sulfat kalçiumi, quhet ujë i fortë.

6- Njeriu pa ujë mund të jetojë deri në 7 ditë ndërsa pa ushqim deri në një muaj.

7- 22 Marsi konsiderohet si dita botërore e ujit.