Ballina Kryesore Ulen tarifat e celularëve, ja kur hyn në fuqi vendimi i AKEP

Ulen tarifat e celularëve, ja kur hyn në fuqi vendimi i AKEP

Tarifat e telefonisë celulare do të pësojnë rënie. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka vendosur që të ulë me 17 % tarifat e terminimit apo e thënë ndryshme çmimet me shumicë mes operatorëve në treg.

Ulja do të nisë nga muaji dhjetor 2018.

Ky vendim i AKEP erdhi pas konsultimeve me kompanitë, ndërsa qëllimi është që tarifat të përafrohen me ato evropiane.

Kjo do të reflektohet edhe tek konsumatorët të cilët do të flasin më lirë me njeri-tjetrin.

Por kjo nuk do të jetë ulja e vetme në tregun e telefonisë celulare. Vendimi i AKEP parashikon një reduktim të dytë në dhjetor të 2019 me 9%.

Tarifat për thirrje do të shkojnë në 1.11 lekë.

Sipas të dhënave numri i përdoruesve aktiv në tregun celular në fund të 2017 arriti në 3.2 milion, me një rënie krahasuar me vitin paraardhës, me 5.9%.