Ballina Aktualitet “Unaza”, banorët protestojnë me flamurin kuqezi: Të gjithë bashkë për një qëllim

“Unaza”, banorët protestojnë me flamurin kuqezi: Të gjithë bashkë për një qëllim

Ndonëse është ditë feste, banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 25 të tyre.

Banorët kanë shpalosur një flamur 6 metra të gjatë dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.

Banorët shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpia nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët nga banesat.

Të gjithë bashkë për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia.”- shprehen qytetarët.