Ballina Kryesore “Unë jam Malala”-libri me historinë prekëse i vajzës guximtare Malala Yousafzai

“Unë jam Malala”-libri me historinë prekëse i vajzës guximtare Malala Yousafzai

Një ndër librat më të bukur e më prekës. Një histori e vërtetë që të drithëron. “Unë jam Malala”, libri me historinë prekëse i vajzës guximtare Malala Yousafzai.

Në fillim të 2009-ës, grupi Taliban në Pakistan luftonte për të kontrolluar Luginën Suat, në veri të Islamabadit.

Ndër kufizimet e ashpra të imponuara nga militantët islamikë ishte dhe ndalimi i vajzave për t’u shkolluar.

Gjatë asaj periudhe problematike, Malala Yousafzai, e cila në atë kohë ishte vetëm 11 vjeç, jetonte në qytetin kryesor të distriktit të Suatit, Mingora.
Shkolla e saj u mbyll, por ajo vendosi të luftonte për të drejtën e saj për t’u shkolluar.

Pas kërkesës së gazetarit Abdul Hai Kakar, ajo filloi të shkruante një blog në internet, në urdisht për BBC-në duke përdorur një nofkë, rreth jetës nën sundimin e grupit Taleban.

Blogu i saj u përkthye në anglisht dhe numri i lexuesve u rrit shumë.

Në Birmingam të Anglisë, ku ajo jeton tani, Malala foli rreth eksperiencës së saj gjatë një interviste ekskluzive me Abdul Hai, i cili tani punon për Radion Europa e Lirë.

“Unë isha në dhomën time kur babai më tha se do të isha në gjendje ta mbaja ditarin nëpërmjet telefonit, dhe u përgjigja se do të ishte diçka e madhe për mua. Do të ishte një mundësi për të ngritur zërat tanë dhe për të shpjeguar se çfarë po mendonin fëmijët në Suat rreth situatës”.

“Unë dëshiroj të bëhem mjeke…”

Pasi mbaroi ditarin e saj për BBC-në, Malala u shfaq në një dokumentar të gazetës “The New York Times” rreth kufizimeve të gruëit Taleban mbi shkollimin e vajzave dhe të drejtat e grave.

Identiteti i saj si vajza që shkruantë ditarin për BBC-në u bë i njohur në 2011-ën. Por me këtë erdhi dhe rreziku.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm në mes të Durrësit, makina godet gruan me foshnjën në karrocë (VIDEO)

“Në fillim të 2012-ës, në janar dhe shkurt, filluan kërcënimet. Im atë dhe mamaja ishin shumë të shqetësuar. Por ata nuk më treguan rreth shqetësimeve të tyre. Ata po përpiqeshin që jeta e familjes mos të ishte në rrezik. Im atë më tha se duhet të kisha kujdes.”

Më 9 tetor të 2012-ës, kërcënimet u bënë realitet. Në një rrugicë të ngushtë në Mingora, ndërsa Malala po kthehej nga shkolla me shoqet e klasës, u qëllua me armë zjarri nga një person i Talibanit.

Në ditët para ngjarjes, ajo tregoj se kishte patur një parandjenjë të keqe.

“Para këtij incidenti, po mendoja ndërsa po kthehesha nga shkolla në të njëjtën rrugicë se një person ose një Talib mund të më qëllonte me armë. Pastaj mendova se do t’i thoja: “Qëllomë, unë thjesht po kërkoj të drejtën për t’u shkolluar, për mua edhe për fëmijët tuaj.” Pastaj mendova se do t’i qëlloja me këpucë. Por në të njëjtën kohë mendova “nëse e qëllon me këpucë, cili është ndryshimi mes meje dhe një Talebani?”

Malala u plagos ndërsa po kthehej nga shkolla në një kamionçin plot me shoqet e saj të klasës.

Plumbi i kaloi përmes kokës dhe qafës. Dy vajza të tjera u plagosën, por jo aq rëndë. 

“Gjëja e fundit që mbaj mend është kur vëllai im Osmani ndezi kamionçinën. Nuk mbaj mend asgjë pas asaj.”
Malala iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar për të hequr plumbin, i cili kishte mbetur pranë shtyllës kurrizore.

Nëpër Pakistan dhe në mbarë botën, njerëzit u mblodhën për të treguar mbështetjen e tyre për Malalën.Më 12 korrik të 2013-ës, ajo mbajti fjalimin e parë publik që kur u plagos. Ajo foli në Kombet e Bashkuara, gjatë ditës që u quajt “Dita e Malalës,” dhe u quajt një “heroinë” nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki –Moon.

LEXO EDHE:  KUJDES! Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë!

“Dita e Malalës nuk është dita ime. Sot është dita e çdo gruaje, çdo djali dhe çdo vajze që kanë ngritur zërat për të drejtat e tyre.”

Ky libër është vetë Malala…..