Ballina Kryesore Uzuni bën mrekullinë në minutat e fundit, Laçi kualifikohet për herë të...

Uzuni bën mrekullinë në minutat e fundit, Laçi kualifikohet për herë të parë në turin e dytë të Europa League

U luajt ndeshja e kthimit e turit të parë të kualifikuesve të Europa League mes Laçit dhe qipriotëve të Anorthisis.

Kurbinasit kanë arritur të mposhtin qipriotët me një gol të vetëm, të shënuar në minutën e 88 të ndeshjes nga Uzuni.

Ndeshja e parë e luajtur në Qipro u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendasve, por me fitoren në shtëpi 1-0, është skuadra shqiptare ajo që kalon me tej në turin e dytë.

Kurbinasit janë kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre në një fazë të dytë, pasi në 11 takimet e mëparshme janë eleminuar që në turin e parë të ndeshjeve kualifikuese.

Skuadra shqiptare do të përballet me norvegjezët e Molde në fazën e dytë të kualifikuesve të Europa League.

Një kundërshtar tepër i fortë për skuadrën e Prengës që duhet theksuar se në Novegji ka fituar 3 herë kampionatin dhe 4 herë kupën.

Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri me datën 26, ndërsa ndeshja e kthimit më 2 gusht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook