Ballina Kryesore Vajza e Azem Hajdarit “shpërthen” në Kuvend: Në ç’derexhe janë katandisur politikanët...

Vajza e Azem Hajdarit “shpërthen” në Kuvend: Në ç’derexhe janë katandisur politikanët tanë sot? Parlamenti po trajtohet si…

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, i është drejtuar ashpër klasës politike, ajo foli për zhvillimet e fundit në vend dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve.

Duke iu referuar zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në aktualitetin politik, vajza e Azem Hajdarit theksoi se kjo nuk duhet të ishte një seance normale.

Hajdari foli edhe për çështjen Tahiri teksa u shpreh tha se nëse deputeti i PS-së pandeh se mund të fitojë, le ta tregojë këtë në gjykatë.

“Salla e Parlamentit nuk mund të trajtohet si sallë kafeje, këtu duhet të ofrojmë zgjidhje demokrative”, tha ndër të tjera Hajdari.

“Kjo nuk mund të jetë një seancë normale, pas ngjarjeve të fundit dhe deklaratave të ndërkombëtarëve. Pyetja që duhet ditur sot: Në ç’derexhe janë katandisur sot politikanët tanë? Tahirit duhet t’i hiqet imuniteti, ai duhet të përballet me gjykatën. Fati i tij nuk duhet lënë në dorë të lajmeve, dhe as në dorë të një deputeti, vetëm gjykata ka të drejtë ta gjykojë. Nëse Tahiri pandeh se mund të fitojë, le ta tregojë këtë në gjykatë. Salla e Parlamentit nuk mund të trajtohet si sallë kafeje, këtu duhet të ofrojmë zgjidhje demokrative. Më quani ctë doni, por askush nuk mund ta përdorë këtë podium për të rritur popullaritetin. Thirrja ime është e thjeshtë: Duhet të ndryshojmë. Nuk është krenari të shohim vendin të denigrojë dita-ditës. Politika duhet t’i ofrojë shqiptarëve një punë dhe një rrogë. Kjo qeveri nuk ka ofruar asnjë lloj zgjidhje për t’iu ofruar njerëzve një jetesë normale. Saimir Tahiri është një viktimë e këtij sistemi. Nuk mund të flasim për trafikun e drogës vetëm në mënyrë lekësh, por duhet të kuptojmë se pas këtyre skandaleve fshihen njerëz. E vërteta është se kjo nuk ekzistonte në këto përmasa më parë. Historia njerëzore është ajo që duhet të flasim sot, se si trafiku i drogës po shkatërron vendin. Përgjegjësia fillon nga cdo deputet, nëse ne bëjmë një vesh të shurdhër është njëlloj si të përfshihemi. Prandaj, zgjohuni! Ne duhet të ndryshojmë, ndërhyrja e të huajve tregon se ne po dështojmë”, tha Hajdari.

LEXO EDHE:  Taksa për Rrugën e Kombit, Rama: Ideja u hodh që në kohën e Berishës, respekt për ish-ministrat e LSI-së

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook