Ballina Aktualitet Varr masiv në Gjirokastër. Të përndjekurit politik kërkojnë të fillojë puna për...

Varr masiv në Gjirokastër. Të përndjekurit politik kërkojnë të fillojë puna për nxjerrjen e eshtrave

Shoqata e të përndjekurve politik ka kërkuar që të fillojnë sa më parë punimet për nxjerrjen e eshtrave nga një varr masiv në Gjirokastër.

Sipas tyre, varri masiv është hapur rreth viteve 1944-167 ku janë groposur dhjetëra e qindra të përndjekur politik, të burgosur, të cilët kryen dënimin e tyre në ish-burgun famëkeq të Gjirokastrës.

Sipas tyre, varri masiv është pranë Kalasë, ku gjatë atyre viteve u vranë, u pushkatuan dhe u varrosën të dënuar politik, në kohën e diktaturës komuniste.