Ballina Kryesore Vasili i del në krah artistëve: Rama kërkon të zevëndësojë skenën e...

Vasili i del në krah artistëve: Rama kërkon të zevëndësojë skenën e teatrit me ERTV-në

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Sipas Vasilit, kryeministri po kërkon të zevendësojë skenën e teatrit me ERTV-në e tij.

Ish-kreu i LSI-së i ka dalë në krah artistëve duke theksuar se forca politike që përfaqëson do të kërkojë një projekt dinjitoz për artin dhe kulturën në vend.

“Rama kërkon të rrënojë artin dhe kulturën. Do ta lërë kryeqytetin pa art.  Qeveria e kryeministrit kërkon të zëvendësojë skenën me ERTV e tij. Ai është as më shumë as më pak një korife i Saddam Hussein që do të dëgjojë vetëm propagandën e tij. Dha një provë se ai është kundra shqiptarëve. Mbështesim artistët dhe kërkojmë një projekt dinjitoz që të mos jetë as një cm më poshtë sesa teatrot e vendeve fqinjve”, u shpreh Vasili.

LEXO EDHE:  Rama mburret me Zvërnecin këtë herë, uron mëngjesin me pamjen fantastike

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook