Ballina Kryesore Vasili: Drejtësia në vend si palmat e thara në autostradë

Vasili: Drejtësia në vend si palmat e thara në autostradë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, akuzon kreun e Qeverisë se ia hedh me një falje për fajet e rënda, ndërsa populli shkon në burg.

Vasili e krahason drejtësinë në vend me palmat e thara në autostradë.

Postimi i plotë
Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?

Kryeministri dhunon ligjin dhe i thote policise flakni uniformat e beni vota per rilindjen.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Pedagoget nuk marrin rrogat se aktet nenligjore qeveria nuk i ben.Ministrja e arsimit kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri megjithse i paralajmeruar jep leje per HEC ne Osum dhe dhunon ligjin.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri shperdoron qindra milion leke per palmat e thara ne autostrade.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri kete drejtesi te ligë kerkon,qe per vete ti mbylle fajet e tij me nje falje.
Ndersa drejtesia tjeter per qytetaret qe i fut ne burg per pese leke energji elektrike te papaguar apo nje fature uji,apo per nje shkelje te rendomte rrugore.
Kjo eshte drejtesia “e re” e thare si palmat ne autostrade.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook