Ballina Kryesore Vasili: Kjo është ‘sëmundja’ e pashërueshme nga e cila vuan Edi Rama

Vasili: Kjo është ‘sëmundja’ e pashërueshme nga e cila vuan Edi Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili thotë se Rama ka gënjyer për vëllain e ministrit Fatmir Xhafa në Itali, njësoj si për NATO-n në Gjermani.

Sipas Vasilit, kryeministrit Rama gënjen paturpësisht sy për sy mediat italiane e gjermane dhe për këtë gjë nuk i dridhet aspak qerpiku.

Statusi i plotë i Vasilit
Kryeministri mashtrues genjeu per vellain e ministrit ne Itali,njelloj si per NATO-n ne Gjermani.

Kryeministrit tani genjeshtra i eshte bere semundje pa sherim.
Ne Itali per vellain e ministrit te brendeshem genjen pa u skuqur hiç ja cthote:
‘Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia’, shkruan La Stampa duke thënë se, ky shpjegim u ka ardhur nga Rama dhe njerëzit e tij.
Ne Gjermani per NATON kur buxheti eshte vetem 1.2%,prap genjeu pa u skuqur hiç dhe në NTV-ne gjermane deklaron për NATON:
Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e dypërqind të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane? Edi Rama:Ne tashmë shpenzojmë Dy përqind të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …
Cdo fjale me tej eshte e tepert.Kur ky kryeminister genjen paturpesisht mediat gjermane e italianet dhe s’i dridhet qerpiku,per shqiptaret nuk mendohet fare dhe i genjen i shuan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook