Ballina Kryesore Vasili shpërthen kundër Ramës: Po çudit dynjanë, je kryeministër pa mend dhe...

Vasili shpërthen kundër Ramës: Po çudit dynjanë, je kryeministër pa mend dhe kërkon ti japësh mend Europës

Pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me integrimin europian të vendit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se Rama është “Fajtori i vetëm dhe ideator i një qeverisjeje antieuropiane”.

Postimi i plotë
Kryeministri pa mend i jep mend Europes.

Fajtori i vetem dhe ideator i nje qeverisjeje antieuropiane, kryeministri me logjiken e nje shantazhi mes horrash, po perdor te njejten gjuhe me Europen.

Estrade shetitese per shqiptaret dhe qesharak deri ne dhimbje per europianet kryeministri po cudit dynjane me mediokritetin e tij monumental.

Integrimi ka nje logjike te thjeshte: kush ka rezultate ecen perpara kush nuk ka mbetet ne vend.
Kur trafikantet dhe kriminelet jane pjese e tavolines se qeverisjes dhe e tavolinave te restoranteve te kryeministrit,kur krimineleve te policise u hapet rruga qe te shpetojne,kur ish ministri i trafiqeve mbrohet me force nga kryeministri per te mos u arrestuar, atehere integrimi bllokohet pasi Europa nuk integron kryeministra te inkriminuar.

Nje kryeminister proverbialisht i paditur ka mare persiper te analizoje Europen, t’i tregoje rrugen e asaj,t,’i tregoje gabimet,ti mesoje te ardhmen.

Dhe kush? Ky kryeminister i vogel sa nje portal, me ide sa te nje estrade shetitese,me vizion sa batuta bajate e radhes, do t’i tregoka rrugen Europes dhe se ç’e pret ate po nuk pati kete kryeminister gremine ne gjirin e saj.

Konseguent ne urrejtjen ndaj Europes dhe dhe po kaq konseguent ne krijimin e alibise politike per tu kthyer drejt lindjes se panjohur e te paqarte me shume me pak liri e demokraci,ky armik i integrimit europian peng i axhendave antieuropiane po ben gjithshka qe te binde dynjane se nga halli po shkon ne lindje se medemek europa nuk na deshi.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Berishës: Rama një natë të sikletshme, në urgjencë nga overdoza!

Asnje shqiptar nuk ka me vete per te shkuar ne lindje. Ky armik i integrimit dhe fajtor unikal qe kunder integrimit ka luftuar pacipesisht dhe ka shitur dikur integrimin europian per nje prefekt ne Fier guxon megjithse nuk ka mend edhe i jep mend Europes.Lexojeni vete se ç’thote se fundmi ky strategu i qarte i narkoshtetit:

“Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptimin tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësisht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumentale, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook