Ballina Kryesore “Vazhdon komendia…”, Vasili hedh akuza ndaj Policisë së Shtetit: Tërhoqën zvarrë deputetët,...

“Vazhdon komendia…”, Vasili hedh akuza ndaj Policisë së Shtetit: Tërhoqën zvarrë deputetët, sot Xhafaj…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur sërish akuza ndaj Policisë së Shtetit.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Vasili shkruan se policia ka dhunuar disa deputetë në protestën e zhvilluar nga opozita.

“Cfare paradoksi i madh!… Protesta e Opozites ishte per te mbrojtur Kushtetuten qe vete ministri edhe i policise Xhafa kishte propozuar , e që aq shume fliste per te si kryetar i komisionit per reformen ne drejtesi atehere”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë
Komedia me policine vazhdon.

Po kjo komedi e farse e madhe qe po shohim… Po c’hyjne ne kete mes ministrat Gjiknuri dhe Klosi ne balle te tavolines se policise ne Elbasan?
Policia i rrahu vajzat deputete dhe i terhoqi zvarre ne protesten per mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policet e bere njesh me krimin nuk i arreston dot.
Cfare paradoksi i madh!… Protesta e Opozites ishte per te mbrojtur Kushtetuten qe vete ministri edhe i policise Xhafa kishte propozuar , e që aq shume fliste per te si kryetar i komisionit per reformen ne drejtesi atehere.

Por sot qe kushtetuta shkelet e neperkembet Xhafa nuk flet më dhe ka te drejte…. tani eshte minister, atehere jo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook