Ballina Aktualitet Vdes aksidentalisht polici, qëllon veten me armë ndërkohë që ishte për gjah

Vdes aksidentalisht polici, qëllon veten me armë ndërkohë që ishte për gjah

Ka mbetur i vdekur në vend, një oficer policie, pasi ka qëlluar veten aksidentalisht me armë. Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur në një fshat të Podujevës në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë mbi ngjarjen, për mënyrën si ka ndodhur, por dyshohet që togeri kishte dalë për gjah dhe aksidentalisht ka qëlluar mbi veten me armën që zotëronte.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të ditur më tepër mbi shkaqet e ngjarjes.