Ballina Kryesore Veliaj ka një sqarim për të gjithë qytetarët: Nuk quajta shpellarë banorët...

Veliaj ka një sqarim për të gjithë qytetarët: Nuk quajta shpellarë banorët e Astirit, por…

Kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e bashkisë.

Ndonëse u raportuar se me termin ‘shpellarë’ iu drejtua protestuesve, Veliaj shkruan në “Twitter” se shpellarë ka quajtur deputetët e Saliut që iu sulën barbarisht zonjave police.

Kreu i Bashkisë shkruan gjithashtu se shpronësimet do të jenë 100% edhe pse shumica e ndërtesave janë loto, lavazhe e 8 kate pa leje.

“Sqarim: – shpellarë quajta deputetet e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorike

– Saliu i vrau me plumba në mish në bulevard, le më t’i lejonte te dera
– Shpronësimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, shkruan Veliaj.

Banorët e zonës së njohur si Astiri në Unazën e Re kanë protestuar prej disa ditësh kundër prishjes së banesave të tyre për projektin e Unazës së Madhe.

Ata kanë deklaruar se duan dëmshpërblim me vlerën e tregut ndryshe nuk dalin nga banesat. Ndërkohë qeveria ka ofruar 3 vite bonuse qiraje për ta.