Ballina Aktualitet Veliaj pranon propozimet e LSI për rritjen e çmimit të ujit, reagon...

Veliaj pranon propozimet e LSI për rritjen e çmimit të ujit, reagon ashpër PD: Po bëhen pazare në emër të opozitës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar propozimet e LSI-së në lidhje me çështjen e rritjes së ujit të pijshëm.

Veliaj theksoi se ka siguruar votat për të bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë.

“Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë. Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI. PS-LSI, Tirana me uje me e rëndësishme se partitë”, tha Veliaj.

Kujtojmë që nëse LSI bashkon votat me PD kundër PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, atëherë nisma e Bashkisë për të rritur çmimin e ujit, nuk kalon, pasi nuk plotësohen votat.

Menjëherë pasi kryebashkiaku i Tiranës ka pranuar propozimet e LSI-së, vjen dhe reagimi nga rradhët e PD-së, të cilët akuzojnë LSI-në se po bëhen pazare në emër të opozitës.

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, me anë të një deklarate për shtyp pohoi se opozita kërkon ndalimin e këtij akti të turpshëm, siç është rritja e çmimit të ujit të pijshëm.

“Po kerkojme ndalimin e ketij akti te turpshëm. PS-LSI, pazar ne emer te opozitës. Do marrim pjese ne mbledhjen e Këshillit. PD do japë vote kunder rritjes se çmimit te ujit. Po diskutohen pazaret e fundit para mbledhjes. Rritja e çmimit te ujit është vjedhje e pastër. Kjo ngritje nuk mund të bëhet pasi është vjedhje e pastër. Nuk mudn të ngresh vlerën e tarifës së shërbimit kur nuk ofron shërbim minimal qytetarëve”, tha Olli.