Ballina Kryesore Veliaj shpalos projektin më të ri për Parkun e Liqenit, me varka...

Veliaj shpalos projektin më të ri për Parkun e Liqenit, me varka dhe kanoe

Kryebashkiaku i Tiranës me investimet që ka kryer në Parkun e Madh të Liqenit Artificial e ka kthyer në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Në një status në facebook ai nuk e ka fshehur gëzimin dhe frymëzimin e tij ku shkruan:
“Mirëmëngjes Tirana 
Ju pëlqen projekti më i ri në Parkun e Liqenit?
Një fundjavë të këndshme me natyrë, sport e biçikleta”

Ky projekt vjen edhe si një kërkesë e qytetarëve që gjithnjë e më shumë frekuentojnë Parkun e Madh, për krijimin e mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore.