Ballina Aktualitet Vëllai iu arrestua për trafik droge, drejtori i Transportit rrugor merr vendimin...

Vëllai iu arrestua për trafik droge, drejtori i Transportit rrugor merr vendimin drastik

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, sot ka dhënë dorëheqjen nga posti Arben Isaraj, i cili mbante postin e drejtorit të Trasnportit Rrugor.

Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor”- thuhet ne letren drejtuar ministrit Gjiknuri.

Vëllai i Arbenit Isarajt, Altin Isaraj akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Kujtojmë se ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, një vit më parë u bë drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zëvendësuar në këtë detyrë Ylli Spahiun.