Ballina Kryesore Vendimi i Gjykatës për Tahirin, vjen reagimi “surprizë” i Edi Ramës

Vendimi i Gjykatës për Tahirin, vjen reagimi “surprizë” i Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Rama e cilëson verdiktin e gjykatës për Tahirin si të një vendim që nuk komentohet, por thjesht respektohet.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shkruan Rama në “Facebook”.

LEXO EDHE:  Vasili: Ndryshkja rilindase ka degraduar e përdhosur shtetin, kryeministrit të paaftë i ka vdekur qeverisja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook