Ballina Kryesore Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, reagon për herë të parë...

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, reagon për herë të parë Saimir Tahiri

Kur ka kanë kaluar mbi dy orë nga caktimi i masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur reagimi në distancë i këtij të fundit.

Gazetari i News24, Klajdi Bodlli ka raportuar se ka kontaktuar me ish-ministrin e Brendshëm.

Sipas tij, Tahiri i ka bërë me dije se do të fliste në një moment të dytë për vendimin e dhënë nga Gjykata.

“Në këto momente nuk kam ça të flas, por më vonë mund të them diçka rreth gjykatës”, mësohet të jetë shprehur Tahiri.

LEXO EDHE:  Sali Berisha zbulon prova të reja për përfshirjen e Saimir Tahirit në bandën e drogës

“Komunikova me telefon me zotin Tahiri. Ndoshta do të presë edhe vendimin, pasi avokati i tij do të apelojë atë”, ka deklaruar gazetari Bodlli.

Ndërkohë, avokati i Tahirit, Maks Haxhia theksoi se vendimi në fjalë do të apelohet pasi për klientin e tij nuk ka asnjë provë, duke kërkuar kështu ndryshim të masës së sigurisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook