Ballina Kronike Vetëhelmohet 48-vjeçarja. Tenton ti japë fund jetës me medikamente

Vetëhelmohet 48-vjeçarja. Tenton ti japë fund jetës me medikamente

Një 48-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar me një sasi medikamentesh mjekësore. Qytetarja nga Durrësi me inicialet L.N ndodhet aktualisht në spitalin e Tiranës ku është nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk dihen shkaqet e një veprimi të tillë nga 48-vjeçarja. Nuk mësohet ende gjendja e saj aktuale shëndetësore.