Ballina Kronike Vetëhelmohet me fotoksinë 35-vjeçari nga Fieri, ndërron jetë në spital

Vetëhelmohet me fotoksinë 35-vjeçari nga Fieri, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar fotoksinë.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.H., 35-vjeç, banues në fshatin Buzmadh.

Me gjithë përpjekjet e familjarëve, të cilët e kanë dërguar në spital, pas konstatimit, ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Njoftimi i Komisariatit të Policisë Fier
Më datë 06. 08. 2018, në Spitalin e Fierit, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët, i vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi F. H., vjeç 35, banues në fshatin Buzmadh, i cili më pas ndërroi jetë në spital

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook