Ballina Kryesore “Vetëm varri e drejton gungën e kurrizos”, Ngjela: Ju tregoj se kush...

“Vetëm varri e drejton gungën e kurrizos”, Ngjela: Ju tregoj se kush po e pengon politikën amerikane në Shqipëri

Përmes një postimi në “Facebook”, avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur veçanërisht tek sistemi i drejtësisë.

Ngjela thekson dhe njëherë se korrupsioni shqiptar kërkon të bllokojë politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

“Në të njëjtën kohë duhet theksuar se elita e korruptuar kërkon destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen shpresë ku ka mbështetur metodën e saj të bllokimit të Reformës në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera avokati.

Postimi i plotë i Ngjelës
Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri.
Ky është gjykimi i prerë për korrupsionin shqiptar. Ai duhet shpërbërë duke likuiduar menjëherë të gjithë elitën politike të korruptuar. Në kohën e sotme, politika amerikane, si ndihmuese në partnership me Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të tregohet me vendosmëri maksimale kundër korrupsionit shqiptar.
Korrupsioni shqiptar kërkon më çdo mjet të bllokojë politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Konflikti midis moralitetit dhe vjedhjes korruptive në Shqipëri do jetë në rritje në të ardhmen e afërt.
Kjo është arsyeja që politika amerikanë duhet ta mbajë në informim permanent opinionin publik shqiptar. Në të njëjtën kohë duhet theksuar se elita e korruptuar kërkon destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen shpresë ku ka mbështetur metodën e saj të bllokimit të Reformës në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë, për ta kuptuar më qartë bashkimin e elitës politike aktuale për të bllokuar Reformën në Drejtësi, duhen parë më radhë të gjitha aspektet aktualë të korrupsionit shqiptar.
l.
Cilat janë aspektet e këtij korrupsioni?

1. Korrupsioni kryeministror. Ky është kryesori.
2. Korrupsioni në prokurori
3. Korrupsioni në gjykatë.
4. Korrupsioni në bashki.
Këta janë katër aspektet kryesorë që përbëjnë korrupsionin shqiptar sot; dhe duhet të likuidohen të katër, sepse të katër janë të lidhur në mënyrë organike më njëri-tjetrin.
Nga këta të katër, kuptohet se korrupsioni kryesor është korrupsioni kryeministror. Me korrupsion kryeministror duhet të kuptojmë korrupsionet që janë bërë në rangun e të gjitha qeverive të korruptuara që kanë kaluar pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Sipas dukjes dokumentare, kush më shumë e kush më pak, dhe, sipas emrave të kryeministrave, janë katër qeveri të përfshira në korrupsion: qeveria Nano1, qeveria Meta, qeveria Nano 2; qeveria Berisha 1 dhe 2; dhe qeveria Rama 1 dhe 2.
Pra, janë gjashtë qeveri dhe katër kryeministra.

LEXO EDHE:  600.000 refugjatët sirianë/ Ngjela shpërthen kundër Ramës, ja thirrja e fortë që ka për shqiptarët

Deri tani nuk janë dhënë prova për korrupsion në lidhje me qeverinë Meksi dhe qeverinë Majko.
Il.
Ekzistenca e korrupsionit shqiptar është rrjedhojë direkte e pushtetit gjyqësor. Këtu vjen dhe grumbullohet pastaj e gjithë e keqja korruptive shqiptare. Por, duke përmendur faktin se i gjithë pushteti gjyqësor sot, në një rrjedhë historike, është mbajtur në këmbë nga maxhorancat parlamentare që kanë ardhur njëra-pas-tjetrës, kuptohet se i gjithë korrupsioni shumë i madh në Shqipëri është përkrahur dhe është zmadhuar deri në këtë pikë, sepse në fakt ka pasur një marrëveshje të heshtur midis tre pikave kryesore të këtij regjimi politik abuziv: kryeministër, gjykatë dhe prokurori.
Të tri pikat kanë funksionuar në Shqipëri në funksion të krimit. Është formuar bashkëpunimi konspirativ kriminal midis kryeministrave absolut që kanë drejtuar maxhorancat parlamentare dhe dy qëndrave të drejtësisë: gjykatës dhe prokurorisë.

Ky konspiracioni ka sjellë në Shqipëri pushtimin e shtetit nga krimi. Se nuk kishte mundësi që të ndodhte ndryshe.
Kur të tre këta institucione bashkohen në funksion të abuzimit me pushtetin, një shoqëri ose pushtohet nga krimi shtetëror politik që krijon tiranitë, ose pushtohet nga krimi ordiner që krijon partnership më politikën e lartë qeverisëse.
Duke u nisur nga kjo arsye që është një e vërtetë apodiktike me logjikën e shtetit, kuptohet se ne sot, si shoqëri, drejtohemi nga partnershipi që ka bërë politika e lartë e korruptuar me krimin ordiner, por, duke shtuar këtu edhe konspiracionin midis pushtetit gjyqësor dhe korrupsionit kryeministror, atëherë kuptohet se shoqëria shqiptare sot sundohet nga krimi ordiner.
ll.
Politika amerikane që kërkon partnership me politikën shqiptare se e ka nevojë të domosdoshme të interesit të vet politik; dhe Bashkimi Europian që e njeh si interes politik të dorës së parë futjen e Shqipërisë në Bashkim, të dy bashkë, nuk mund ta pranojnë partnershipin politik më një klasë politike të korruptuar deri në poret e saj.
Prandaj, pikërisht në këtë shkak dhe në këtë arsye të shkakut, të dy partnerët e Shqipërisë formuluan Reformën në Drejtësi. Politika amerikane, në lidhje me këtë Reformë, duke e parë që politika e lartë shqiptare ishte refrakare, ndërhyri në mënyrë drastike dhe tani gjithçka është e finalizuar.
lll.
Reforma në Shqipëri nuk filloi me korrupsionin kryeministror, por me korrupsionin në pushtetin gjyqësor: në gjykatë dhe prokurori në të njëjtën kohë.
Kjo sepse, duke eliminuar një nga partnerët e konsipracionit politik, gjykatë – prokurori, partneri tjetër (korrupsioni kryeministror) mbetet i pambrojtur dhe drejt shpronësimit të tij e drejt penalizimit të tij.
Kjo ka qenë metoda e ekspertizës perëndimore, e cila ndërkohë pati një apendiks të shpejtë, që ishte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme.
Ardhja e kësaj prokuroreje si pjesë e veçantë e Reformës, shpëton edhe Reformën, por edhe fillon godetjen e krimin ordiner i cili është partner edhe me politikën, por edhe me pushtetin gjyqësor.
Ndërkohë, për çështje ditësh, pritet eliminimi i pjesës së parë të korrupsionit në gjykatë dhe në prokurori.
Atëherë koha ka ardhur.
Korrupsioni i lartë shtetëror nuk e destabilizon do Shqipërinë; Prokurorja e Përgjithshme do vijojë goditjen e krimit ordiner; kurse sigurisht që Reforma në Drejtësi fillon finalizimin kur të dalin aktet e para të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat, të strukturuara tashmë, po pritet të formojnë Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale.

LEXO EDHE:  Vijon aksioni në terren për ujin, verifikohen 105 biznese dhe shoqërohen 3 persona

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook