Ballina Kryesore Vettingu në Polici, Xhafaj flet nga Londra: Do marrim modelin britanik

Vettingu në Polici, Xhafaj flet nga Londra: Do marrim modelin britanik

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në Londër, ku po zhvillon një vizitë pune.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”, Xhafaj shkruan se përvoja britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë do të jetë modeli i realizimit të këtij procesi në Shqipëri.

“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin #ForcaELigjit. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”, shkruan Ministri Xhafaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook