Ballina Aktualitet VIDEO/ 17-vjeçarit nga Shkodra i ikën “tepeleku i kokës”, ngre fshatin në...

VIDEO/ 17-vjeçarit nga Shkodra i ikën “tepeleku i kokës”, ngre fshatin në këmbë duke qëlluar me automatik, por…

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi ka qëlluar me armë në ajër.

Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë.

Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç.

Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook