Ballina Dossier VIDEO/ 27-vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, pamje historike nga...

VIDEO/ 27-vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, pamje historike nga rënia e komunizmit në Shqipëri

Data e sotme shënon 27 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt 1991 mijëra qytetarë shqiptarë të revoltuar përmbysën bustin e diktatorit Hoxha në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Kjo ngjarje jubilare ndodhi në një moment kur jeta politike në Shqipëri ishte në një situatë mjaft delikate.

Partia Demokratike kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar, ndërkohë që 31 mars 1991 ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.

Të parët që nisin protestat ishin studentët në fundin e dhjetorit, duke dhënë kështu shkëndijën e parë, e më pas këto revolta u shpërndanë në çdo qytet të vendit.

LEXO EDHE:  DOSSIER/ Mjeku personal i diktatorit nxjerr "të palarat" e klinikës: Ja çfarë thoshte Enver Hoxha për Isuf Kalon

Ndërsa rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi në të gjithë vendin me rrëzimin e busteve të Enver Hoxhës.

Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës, një grup i madh studentësh vendosën të hyjnë në një grevë urie duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH, ndër të cilat ishte dhe heqja e emrit të Enver Hoxhës në Universitetin e Tiranës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook