Ballina Kryesore VIDEO/ “38-vite e lënë në harresë, por sot….”, Rama uron ditën e...

VIDEO/ “38-vite e lënë në harresë, por sot….”, Rama uron ditën e Shën Mërisë me këto pamje

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje të Kishës 500-vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë, në Kosinë të Përmetit.

Teksa uron Ditën e Shën Mërisë, Rama jep lajmin e lirë se kjo Kishë, e lënë në harresë prej 38 vitesh, tashmë është restaruar, si pjesë e Programit Rrugët e Besimit.

Kreu i Qeverisë ka publikua dhe një video me pamje nga objekti i kultit fetar.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të Kishës 500 vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë në Kosinë të Përmetit, një prej 100 fshatrave dhe pjesë e Programit Rrugët e Besimit, ku ka përfunduar ndërhyrja e parë dhe e plotë restauruese pas 38 vjetësh lënie në harresë, ju uroj gëzuar Ditën e Shën Mërisë🙏”, shkruan Rama në “Facebook”.