Ballina Kryesore VIDEO/ 5 bursa jepen në të gjithë botën, kush është 15-vjeçarja shqiptare...

VIDEO/ 5 bursa jepen në të gjithë botën, kush është 15-vjeçarja shqiptare që do të nisë studimet në Angli

Matea Gjika vetëm 15-vjeçe është fituese e njërës prej 5 bursave që shpërndahen në botë për aplikuesit që shprehin aftësi të veçanta.

Ajo është fituese e olimpiadës E&B Consultancy dhe Cambridge Education Group. Bursë 100% për të ndjekur studimet A level në Angli.

“Për të studiuar në këto shkolla në Angli, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet”, tha Gjika.

15-vjeçarja, e cila nga shtatori do të nisë këtë eksperiencë të re, thotë se që e vogël e kishte ndarë mendjen se do të studionte në një nga shkollat më të mira të botës, edhe pse kjo do të ishte një eksperiencë e vështirë si për të dhe për familjen e saj.

Siç shihet dhe në video, mënyra se si shprehet 15-vjeçarja, lë pa fjalë panelin e të ftuarve në emision.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook