Ballina Aktualitet VIDEO/ “Air Albania” ndez motorët, gati fluturimi i parë

VIDEO/ “Air Albania” ndez motorët, gati fluturimi i parë

Avioni, stafi… të gjithë duken gati një ditë para fluturimit të parë. Këtë pasdite, në aeroportin e Rinasit është ulur një mjet fluturimi i kompanisë “Air Albania”, për ceremoninë e inagurimit, ku prezent është edhe Kryeministri Edi Rama.

Nesër fluturimi i parë
Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve (në pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%). Nesër pritet të kryhet fluturimi i parë testues drejt Turqisë.

ERTV Live😊: AIR🦅ALBANIA❤️

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 14. September 2018