Ballina Bota VIDEO/ Aksident horror në F3, pilotja 17-vjeçare fluturon në ajër me 273...

VIDEO/ Aksident horror në F3, pilotja 17-vjeçare fluturon në ajër me 273 km/h

Një përplasje horror ka ndodhur në pistën e GP Macau, ku po zhvilloheshin garat për Teenage Formula 3, teksa një pilote 17-vjeçare ka fluturuar me 273 km/h (170 mph) duke përfunduar në bordurat anësore të pistës.

Shoferja adoleshente Sophia Floersch sipas mediave ndërkombëtare ka pësuar një thyerje të shtyllës kurrizore në përplasjen e frikshme.

Ndërkohë videoja e aksidentit po qarkullon në rrjet dhe tregon momentin kur makina e gjermanes ngrihet në ajër si të ishte një “avion” dhe fluturon mbi një seksion mediatik, për t’u përplasur më pas me forcë në mbrojtëset anësore.

Spektatorët duken të tmerruar, ndërsa përplasja vonoi garën për më shumë se një orë dhe prej saj u lënduan edhe katër persona të tjerë që janë dërguar në spital bashkë me piloten Floersch.

Ndërkohë, Floersch, shkroi në Twitter se ajo ishte ‘mirë’ vetëm disa orë pas aksidentit, që erdhi si pasojë e një kontakti me pjesën e pasme të makinës së Jehan Daruvala.

Vajza ka falënderuar fansat për mesazhet e mbështetjes dhe ka konfirmuar se ajo do t’i nënshtrohet një operacioni të hënën në mëngjes. “Dua të dinë të gjithë që jam mirë, por nesër në mëngjes do të shkoj në kirurgji”, shkroi ajo.