Ballina Aktualitet VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën

VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një automjet tip “Hyundai” ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

“DuaLajm.com” siguron pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet mjeti i aksidentuar, si dhe dëmtimi që ka pësuar bordura mbrojtëse e autostradës.

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë prania e lagështirës në rrugë, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta, jo serioze.