Ballina Bota VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm, kamioni përplaset me trafik-ndarësen, fluturon në ajër shoferi

VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm, kamioni përplaset me trafik-ndarësen, fluturon në ajër shoferi

Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer ka fluturuar në ajër pasi kamioni të cilin drejtonte humbi kontrollin dhe u përplas me trafik-ndarësen.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Chonburi të Tajlandës, ndërsa shoferi i kamionit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shoferi i kamionit, Yuttapong Hawilee, 39-vjeç, humbi jetën disa orë më vonë pasi u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Policia vendase po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet se shoferi mund të jetë përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin për një çast ose ka shmangur ndonjë automjet tjetër, por që kjo i kushtoi jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook