Ballina Kryesore VIDEO/ Arilena shpërthen në lot gjatë emisionit: E vazhdova muzikën vetëm prej...

VIDEO/ Arilena shpërthen në lot gjatë emisionit: E vazhdova muzikën vetëm prej tij

Këngëtarja Arilena Ara është një nga këngëtaret më premtuese shqiptare.

Pas shkëlqimit tek këngë Magjike me hitin’Nëntori’ që e bëri të famshme përtej kufijve shqiptarë, ajo ka dhënë dhe disa koncerte jashtë vendit si në Rusi apo vende të tjera.

Arilena ka qënë e ftuar mbrëmjne e djeshme në emisionin ‘Xing me Ermali’ ku ka treguar momente të ndryshme nga jeta e saj.

Një pyetje e bërë nga Ermali që bëri që Arilena të mos i mbaj dot lotët ishte:

‘ Përgjithësisht prindërit nuk kanë qejf që fëmijët e tyre të merren me art sepse ka momente që do dalësh çuditshëm dhe njerëzit do të të shohin etj, etj. Ti ke patur përkrahje nga prindërit apo pengesë’.

Këngëtarja rrëfeu mes lotësh:‘Babai për mua ka qenë mbështetja më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij”.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh se nuk ka folur anjëherë publikisht për babain e saj dhe jo pa qëllim, pasi preket. Këngëtarja shtoi se ka vazhduar muzikën vetëm prej tij.

‘Unë nuk kam folur kurrë dhe dua të flas në emision. Aq sa është private aq dua edhe ta marrë vesh gjithë bota, nuk ka asgjë. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm, nuk kam folur kurrë për të dhe kjo më ka bërë të jem e mbrojtur. Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e dija që do prekesha nëse do flisja për të. Që kur kam humbur babain, kur e dëgjoj fjalën baba ndihem çuditshëm. Nuk kam folur kurrë, por dua të them që babai për mua ka qenë mbështetja më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij, sepse ai donte të isha këtu ku jam. Shpresoj që të jetë krenar për mua’.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Në Rumani këndohet shqip, "Nëntori" i Arilenës mahnit publikun vendas dhe jurinë e "The Voice"