Ballina Kryesore VIDEO/ Arsenal leksion Milanit në “San Siro, shqiptari nga Kosova “gjunjëzon” Dortmundin...

VIDEO/ Arsenal leksion Milanit në “San Siro, shqiptari nga Kosova “gjunjëzon” Dortmundin në shtëpi

 

Kanë përfunduar 4 nga sfidat e Europa League, ku rezultatet ishin të papritura dhe befasuese.

Ndeshja më e rëndësishme, ose ndryshe finalja e parakohshme të kompeticionit prestigjoz UEFA Europa League, mes Milanit dhe Arsenal përfundoi me fitoren e pastër të topçinjve, duke shtangur të gjithë kuqezinjtë të pranishëm në “San Siro”, që prisnin një fitore sot.

Golat për të besuarit e Arsene Wenger i realizoi Mkihtaryan në minutën e 15-t dhe Ramsey në fundin e pjesës së parë. Me këtë rezultat, duke patur parasysh golat në fushë kundërshtare, Arsenal ka hedhur një hap tejet të sigurtë për fazën tjetër.

Surpizë ishte dhe humbja e Dortmund në shtëpi kundër Salzburg me rezultatin 1-2, ku protagonisti i ndeshjes ishte futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, i cili realizoi dy gola, me penallti në minutën e 49 dhe me një goditje potente brenda zonës në minutën e 55.

Në sfidat e tjera, të luajtura në orën 19:00, spikat fitorja e Atletico Madrid 3-0 kundër rusëve të Lokomotiv-it të Moskës.

Edhe francezët e Lyon arritën një fitore mjaft të rëndësishme në fushën e vështirë të rusëve të CSKA së Moskës, duke i mposhtur me rezultatin 0-1.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook