Ballina Bota VIDEO/ Bënin kërdinë nëpër rrugë, policia londineze zbulon taktikën e re për...

VIDEO/ Bënin kërdinë nëpër rrugë, policia londineze zbulon taktikën e re për kapjen e grabitësve me motoçikletë

Policia londineze ka publikuar disa pamje ku tregohet taktika e re që po përdoret për kapjen e grabitësve që udhëtojnë me motoçikletë.

Në pamje shihen disa raste kur një skuadër e trajnuar shoferësh kryejnë të ashtuquajturat ‘kontakte taktike’, duke i përplasur lehtë motoçikletat e grabitësve që të humbin kontrollin e tyre, në mënyrë që t’ja “bëjnë gati” policisë kapjen e tyre.

Sipas policisë londineze, disa grabitës që udhëtojnë me motoçikleta kanë sulmuar deri në 30 persona brenda 1 ore, duke u kthyer kështu në tmerrin e banorëve.

Kjo metodë efikase për neutralizimin e grabitësve, po përdoret jo vetëm në Londër, por në të gjithë Britaninë e Madhe.

Policia britanike thotë se ka kryer rreth 60 ‘kontakte taktike’ të suksesshme. Kjo taktikë përdoret si mundësia e fundit gjatë ndjekjes së grabitësve, të cilët mund të vënë në rrezik jo vetëm këmbësorët, por dhe vetë policinë.