Ballina Kryesore VIDEO/ Berisha publikon pamjet: Shihni çfarë ndodh brenda komisariatit të policisë në...

VIDEO/ Berisha publikon pamjet: Shihni çfarë ndodh brenda komisariatit të policisë në Shkodër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, një video ku shihet një polic duke fjetur mbi tavolinën e komisariatit në Shkodër.

Ka qenë një qytetar dixhital që ia ka dërguar pamjet filmike Berishës. 

“Luftë e suksesshme kundër krimit në Shkodër”, ironizon Berisha teksa publikon videon.

Postimi i plotë
Luftë e suksesshme kundër krimit në Shkodër!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Mirdita doktor.

Ministria e brendshme ka marr fund me Xhafen e krimit ne mes te ditës ne komisariatin e Shkodres flihet sipër tavolinës.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook