Ballina Bota VIDEO/ Beteja për gjahun! Shihni përleshjen spektakolare mes tigrit mashkull e femër

VIDEO/ Beteja për gjahun! Shihni përleshjen spektakolare mes tigrit mashkull e femër

Një video e cila tregon një tigër mashkull e një femër që luftojnë me njëri tjetrin për gjahun e tyre është bërë virale në rrjet.

Pamjet janë filmuar në Parkun Kombëtar të Ranthambore të Indisë, ndërsa beteja mes tyre ka zgjatur rreth 15 minuta sipas dëshmitarëve.

Vizitorët u habitën nga ajo që ndodhi pasi nuk është diçka e zakonshme të hasësh një betejë gjinish mes tigrave.

Beteja u mbyll me fitoren e tigrit mashkull, i cili arrin ta hedh poshtë “kundërshtaren” e tij të së njëjtës specie.

Pas humbjes, tigresha largohet në drejtim të pyllit, duke pranuar kështu humbjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook