Ballina Kryesore VIDEO/ Betimi i qeverisë së re, mesazhet që Meta i tha “sy...

VIDEO/ Betimi i qeverisë së re, mesazhet që Meta i tha “sy për sy” ministrave dhe Edi Ramës

SHPËRNDAJE

Fill pas ceremonisë së betimit të qeverisë ‘Rama 2’, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i uroi suksese kabinetit të ri. Në fjalën e rastit Meta u dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij, duke theksuar se tashmë shqiptarët presin shumë nga ky kabinet.

Mes të tjerash ai theksoi se sfidë ngelet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ndërsa ai ftoi për bashkëpunim maxhorancën dhe opozitën.

“Të nderuar kryeministër dhe anëtarë të qeverisë, dëshiroj që në këto momente të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë. Shqipëria dhe Shqiptarët presin që të përmbushen të gjitha kërkesat që presin shqiptarët. Duhet të përmbushen të gjitha sfidat, që nga lufta kundër korrupsionit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Besoj se qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për çeljen e negociatave”, tha Meta.

Ndër të tjera Presidenti Ilir Meta i uroj suksese qeverisë se re dhe tha se ndihet i gëzuar që kryeministri ka shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut.

“Ju uroj suksese në detyrën tuaj. Modernizimi i forcave të armatosura janë një domosdoshmëri që do rrisë sigurinë. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin e rajonit dhe shpresoj se qeveria e re do bashkëpunojë për të garantuar paqen dhe stabilitetin. Jam i gëzuar që qeveria e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut. I nderuar kryeministër dhe anëtarë edhe njëherë suksese në detyrën tuaj”- tha Meta.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT ILIR META
I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,
I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar antarë të Qeverisë,
Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,
Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.
Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.
Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që tëkrijohen sa më shpejt institucionet e reja tëDrejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit tëligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnëngushtë për realizimin e këtij objektivi tëpërbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për antarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.
Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standartet e sigurisë kombëtare e publike por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.
Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interestin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar antarë të Qeverisë

Edhe një herë suksese në detyren e rëndësishme për të cilën u betuat sot!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakVIDEO/ Ceremonia e betimit në Presidencë të ministrave të rinj, Rama pozon me Metën
Artikulli tjetërVIDEO/ Gjesti i turpshëm i Neymar “zemëron” Skocinë, ja se çfarë i bën braziliani lojtarit kundërshtar