Ballina Kryesore VIDEO/ Çfarë nuk u pa sot në Kuvend, Salianji rrëmben karrigen të...

VIDEO/ Çfarë nuk u pa sot në Kuvend, Salianji rrëmben karrigen të godasë gardën por..

 Seanca e sotme parlametare u shoqërua nga tensione të ashpra, ku deputetët opozitarë hodhën dhe tymuese brenda në Kuvend, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi ta ndërpresë atë.

Deputetë të opozitës janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e gardës, pasi situata doli jashtë kontrollit gjatë votimit për kryeprokuroren e re.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është parë teksa ka tentuar të rrëmbejë një karrige, në momentin kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Salianji është ndaluar nga kolegët e tij, deputetët Florian Mima dhe Agron Shehaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook