Ballina Kryesore VIDEO/ “Çmenduri” në Old Trafford, Sevilla gjunjëzon “djajtë” dhe kalon në çerekfinale....

VIDEO/ “Çmenduri” në Old Trafford, Sevilla gjunjëzon “djajtë” dhe kalon në çerekfinale. Nuk ka surpriza në Itali, fiton Roma

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e Champions League Manchester United-Sevilla dhe Roma-Shakhtar Donetsk.

I papritur ka qenë rezultati në “Old Trafford”, ku “djajtë” e kuq janë mposhtur me rezultatin befasues 1-2 nga spanjollët, një zhgënjim që do të duhet një kohë e gjatë për ta përtypur.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë “e përgjumur”, nga të dyja skuadrat. Dy golat e Ben Yedder në harkun kohor të 4 minutave, në atë të ’74 dhe në të ’78 gjunjëzuan “djajtë” përballë spanjollëve që minutat e fundit ishin të papërmbajtshëm.

Lukaku në minutën e ’84 zgjoi një fije shpresë për të besuarit e Mourinhos, duke shkurtuar diferencën në 1-2. Pavarësisht disa përpjekjeve minutat e fundit të ndeshjes, sfida u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-2, duke çuar në çerekfinale spanjollët, pasi ndeshja e parë mes tyre përfundoi me shifrat 0-0.

Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Romës dhe Shakthar, italianët arritën të fitonin me rezultatin 1-0 duke kaluar në çerekfinale, kjo falë golit të shënuar në fushën kundërshtare në ndeshjen e parë, e cila u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të ukrainasve.

Goli i vetëm dhe i fitores për romanët u shënua nga Dzeko në minutën e ’52. Në minutat e fundit pati dhe tensione në fushë, ndërsa Shakhtar luajti me 10 lojtarë që nga minuta e ’79 pas daljes me të kuq të Ordets.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook