Ballina Aktualitet VIDEO/ Dy vajza shqiptare kapen duke bërë “magji të zezë” para shtëpisë,...

VIDEO/ Dy vajza shqiptare kapen duke bërë “magji të zezë” para shtëpisë, pronari publikon pamjet

Janë të shumtë njerëzit në Shqipëri por dhe në botë që besojnë në ekzistencën e disa ritualeve që në gjuhën popullore quhen “magji e zezë”, me anë të të cilave mund t’i bësh të keqen dikujt.

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë ka regjistruar dy vajza shqiptare që mallkojnë shtëpinë e një personi nëpërmjet asaj që quhet “magjia e zezë”.

Pamjet janë regjistruar në qytetin e Prizrenit, Kosovë, ndërsa përshkrimi në videon e bërë virale gjatë ditës së sotme thuhet: “Ja se si kamerat e sigurimit i kapin magjistaret shqiptare, duke ia mallkuar shtëpinë. Shpërndajeni ta shohin të gjithë ata që rrezikohen nga magjia e zezë…”.

Siç shihet dhe në pamjet filmike, vajzat janë duke kryer veprimet e çuditshme (magjinë) në mbrëmjen e 11 Janarit të 2018.

Pronari i banesës ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e policisë për identifikimin e dy vajzave që po kryenin ritualin e pazakontë përpara banesës së tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook