Ballina Kryesore VIDEO/ E reja sjell në jetë fëmijën e 8: S’kam në plan...

VIDEO/ E reja sjell në jetë fëmijën e 8: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10!

Lulije Abiu është vetëm 31 vjeçe, por deri tani ka sjellë në jetë plotë tetë fëmijë. Ajo është nënë e 5 djemve dhe 3 vajzave, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Ka qenë 21 vjeçe kur ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar.

Bashkëshorti i saj kërkon të ketë dhjetë fëmijë, ndaj, siç thonë, nuk do të ndalen pas fëmijës së tetë.

Gruaja që jeton në Lushnje ka sjellë në jetë fëmijën e tetë në shtëpi dhe nuk ka pasur aspak frikë.

“Kjo lindja e tetë ka qenë shumë e kollajtë. E kam lindur në shtëpi dhe unë kam ardhur e lindur këtu”, është shprehur ajo.

Lulija është nga Kukësi, ndërsa bashkëshorti i saj nga Dibra e prej disa vitesh jetojnë në një fshat në Lushnje.

Sa i takon shëndetit të fëmijëve, fatmirësisht të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe Lulija tregon se sekreti qëndron në ushqimin me qumësht gjiri.