Ballina Kryesore VIDEO/ E vërteta e takimit, shihni se si Lul Berisha i “zuri...

VIDEO/ E vërteta e takimit, shihni se si Lul Berisha i “zuri pritë” në Durrës Ben Blushit

 

Ben Blushi duket se ka dhënë një sqarim më të detajuar në lidhje me foton që ai bëri ditën e sotshme me Lul Berishën, ish-kreun e bandës famëkeqe të Durrësit. Blushi sqaroi se ditën e sotme teksa ishte në Durrës ai ka takuar shumë persona e kishte bërë shumë foto. Njëri prej tyre ishte edhe Lul Berisha, që siç dëshmohet nga video e publikuar prej tij, nuk tregon ndonjë njohje të mëparshme por thjesht rezulton të jetë një “pritë” që Blushit i është ngritur në Durrës.

Tepër ironik kreu i LIBRA-s, fton gazetarët të kontaktojnë vetë me Lul Berishën dhe nëse nuk ia kanë numrin, i fton që t’ja marrin Edi Ramës.

MESAZHI I BLUSHIT
SI BËRA FOTO ME LUL BERISHËN NE DURRËS
Sot isha në Durrës dhe sic më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa I njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le tja kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.