Ballina Kryesore VIDEO/ Flet Kastriot Myftaraj: Ja pse PD nuk vjen dot në pushtet,...

VIDEO/ Flet Kastriot Myftaraj: Ja pse PD nuk vjen dot në pushtet, edhe pa pasur përballë Edi Ramën

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj, duke marrë shkas nga një deklaratë e liderit historik të PD-së Sali Berisha se demokratët nuk vinë dot në pushtet me Ramën në qeveri, shkoi dhe më tej duke parashtruar arsyet se pse PD nuk vjen dot në pushtet edhe pa Ramën përballë.

Myftaraj: Disa ditë më parë Sali Berisha bëri një deklaratë në një emision televiziv se PD përballë Edi Ramës në pushtet nuk e merr dot pushtetin. Duke pasur parasysh situatën, zhvillimet politike,me të drejtë do të ishe të thuhej se PD nuk vjen dot në pushtet as sikur të rikthehet Sali Berisha si kryetar, madje jo në këtë moshë që ka 74 vjeç por edhe 20 vjet më i ri kur u vu në krye të opozitës pas rënies së PD nga pushteti.

Nuk vjen dot në pushtet jo duke pasur Edi Ramën përballë por edhe pa Edi Ramën përballë. Arsyet pse nuk vjen dot në pushtet janë të brendshme, jashtë partisë por edhe të jashtme. PS ka arritur dhe kjo është arritje e Edi Ramës, të ndërtojë një sistem paralel ekonomik, shoqëror, me shtetin, institucionet në mënyrë të tillë që ti shndërrojë institucionet, marrëdhëniet e shtetit me biznesin në një makineri prodhimi votash.

Kjo arritje e Edi Ramës është diçka që do e kishin ëndërruar kur ishin në pushtet Sali Berisha dhe Fatos Nano. Kjo që ka ndërtuar PS është e paligjshme.Të gjithë të emëruarit në shtet dhe nuk janë pak, 90 mijë, e mbajnë vendin e punës ose jo, vartësisht sa vota i sjellin partisë në pushtet.

'Ju flet Moska' nga Kastriot Myftaraj – "Pse PD nuk vjen dot në pushtet, ndaj Edi Ramës, ose jo" (24 shtator 2018)

'Ju flet Moska' nga Kastriot Myftaraj – "Pse PD nuk vjen dot në pushtet, ndaj Edi Ramës, ose jo" (24 shtator 2018)Ndiqni emisionin e plotë në Youtube këtu: https://youtu.be/mC-gKj65ZgcPër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-pd-nuk-vjen-dot-ne-pushtet-ndaj-edi-rames-ose-jo

Gepostet von Ora News am Montag, 24. September 2018