Ballina Kryesore VIDEO/ Gazetari: De Biazi është arbëresh! Habit ish-trajneri: E dija që jam...

VIDEO/ Gazetari: De Biazi është arbëresh! Habit ish-trajneri: E dija që jam shqiptar!

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel.

Por në panelin e të ftuarve ka qenë edhe gazetari Marin Mema, i cili është shprehu se mbiemrin De Biazi e mbanin edhe Arbëreshët e Italisë.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel.

Por në panelin e të ftuarve ka qenë edhe gazetari Marin Mema, i cili është shprehu se mbiemrin De Biazi e mbanin edhe Arbëreshët e Italisë.

Jonida Shehu: Ka shqiptarë që e duan Shqipërinë, por ka edhe italianë që e duan Shqipërinë.

Marin Mema: Nuk është e vërtetë kjo.

Jonida Shehu: Si nuk është e vërtetë?

Marin Mema: Kam bërë një zbulim të madh. Para disa javësh isha në Itali në një qytezë rreth 40 km nga Peskara. Dhe atje gjeta disa familje arbëreshe që e kishin mbiemrin De Biazi. Dhe thashë si duket trajneri jonë që na ka çuar “zemrat mal”, kuptohet, se ai ka qenë momenti më i bukur për në futboll.

Por, mesa duket ai nuk na paska treguar se ai paska qenë arbëresh?!

Jonida Shehu: Është e vërtetë De Bizai, je arbëresh?

Xhani De Biazi: Nuk e di. Sinqerisht nuk e di. Mendoj se ai po gënjen tani.

Jonida Shehu: Ai është nga ata që nuk gënjen asnjëherë.

Marin Mema: Absolutisht, pra kam gjetur mbiemrin De Biazi në zona arbëreshësh.

Xhani De Biazi: Në pjesën jugore të Italisë?

Marin Mema: Në qendër të Italisë, rreth 40 km nga Peskara është një vend në Bruco dhe aty janë të vendosur persona që kanë ikur nga Jugu i Shqipërisë. Kështu që…

LEXO EDHE:  Ja çfarë bën një qen kur sheh dy gjela duke u zënë (VIDEO)

Xhani De Biazi: E dija që jam shqiptar; (dhe i shkel syrin gazatarrit Marin Mema).