Ballina Kryesore VIDEO/ Gazetarja e uron për fejesën, Stresi e befason me përgjigjen: I...

VIDEO/ Gazetarja e uron për fejesën, Stresi e befason me përgjigjen: I kam bërë varrin…

Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi është një nga reperët më të pëlqyer në Shqipëri, por dhe një prej më të “zhurmshmëve”.

Së fundmi ai ndodhet në Sarandë, teksa po kalon disa ditë relaksi në bregdetin jugor.

Ai u intervistua nga gazetarja e televizionit lokal të Sarandës në lidhje me jetën e tij, por dhe karrierën.

Stresi tha se ndodhet në Sarandë jo vetëm për pushime por edhe për xhirimin e klipit të tij më të fundit, të cilin pritet ta sjellë së shpejti.

Por momenti më pikant i intervistës ishte kur gazetarja e uroi Stresin për fejesën me vajzën e quajtur, Kejsi.

Përgjigja e reperit ishte vërtetë befasuese. 

“I kam bërë varrin vetes”, tha reperi duke qeshur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook