Ballina Bota VIDEO/ Gruaja myslimane sulmohet nga grabitësja, asnjë kalimtar nuk ndërhyn për ta...

VIDEO/ Gruaja myslimane sulmohet nga grabitësja, asnjë kalimtar nuk ndërhyn për ta ndihmuar

Ky është momenti shokues kur një grua myslimane është dhunuar nga një femër, e cila tentoi t’i grabisë kuletën.

Gruaja myslimane ishte pranë një ATM, ku po tërhiqte paratë, teksa vajza grabitëse vjen pranë saj dhe e sulmon, duke pretenduar se ishte para saj në rradhë.

Grabitësja tenton t’i marrë kuletën, por gruaja myslimane reziston, ndërsa përpiqet të mbrojë veten nga sulmuesja. Ajo goditet disa herë në kokë nga keqbërësja, por nuk dorëzohet.

Dy gratë përleshen me njëra-tjetrën për gati 1 minutë, ndërkohë që ajo që ka tronditur rrjetin është fakti që gjatë kësaj kohe kalojnë 3 kalimtarë, por asnjë prej tyre nuk ndërhyn për ta ndihmuar gruan myslimane, shkruan “DailyMail”, transmenton “DuaLajm.com”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Leytonstone, në lindje të Londrës, pasditen e djeshme.

Video fillimisht u shpërnda në “Facebook”, ndërsa u bë virale më pas.

Komentuesit kanë reaguar ashpër, duke u shprehur se si mund të mos reagojnë kalimtarët, duke parë një skenë të tillë.