Ballina Kryesore VIDEO/ Kinezi mahnit publikun dhe “çmend” jurinë, shpallet kampion bote i magjisë

VIDEO/ Kinezi mahnit publikun dhe “çmend” jurinë, shpallet kampion bote i magjisë

Eric Chien është shpallur fituesi i kampionatit botëror të magjisë për vitin 2018, të zhvilluar në qytetin Busan të Kores së Jugut.

Kampionati botëror i magjisë organizohet çdo 3 vite nga Federata ndërkombëtare e Shoqrrive të magjisë.

Kinezi arriti të fitojë zemrat e jurisë , me truke që i afrohen gjithnjë e më shumë të pashpjegueshmes dhe absurdes.

Truku me letra zakonisht nuk përmbajnë ndonjë nivel të lartë spektakolariteti, por Eric Chien e theu këtë klishe.

Objektet shfaqen nga asgjëja, gjithashtu ngjyra e letrave dhe e jelekut ndryshojnë papritur falë magjisë së një shiriti të bardhë.

Shumë konkurrent kanë qenë rivalë të njëri-tjetrit në kategori të ndryshme të edicionit e këtij viti, por asnjë në nivelin e spikatjes së prestigjatorit kinez.

Truku i Chien është bërë viral në rrjetet sociale përgjatë ditëve të fundit.