Ballina Kryesore VIDEO/ Kuqezinjtë e nisin me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, supergoli...

VIDEO/ Kuqezinjtë e nisin me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, supergoli i Xhakës nënshtron Izraelin

Shqipëria zhvilloi në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C.

Kuqezinjtë e nisin mbarë kompeticionin e ri të UEFA-s, duke fituar 1-0 me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Taulant Xhaka.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, me kuqezinjtë që në fund kishin mundësinë të shënonin, por edhe miqtë kishin rastet e tyre për të realizuar.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të Xhaka shkarkon të djathtën e tij nga jashtë zone duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Deri në fund të besuarit e Panuccit ruajnë avantazhin dhe marrin tri pikët e para në Grup.

Më 10 shtator Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë, në transfertë me Skocinë.